FIDANISHTJA

Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë veprime në dy raste të ndara penale, duke ndaluar një të mitur dhe duke ngritur një aktakuzë ndaj një personi.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 24 orë një i mitur, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Uji Dea

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur identitetin e të dyshuarve, ndërsa procedurat penale do të vazhdojnë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi./rajonipress/