Eko Higjiena

Parku në lagjen Dardania në vlugun e punimeve, kjo lagje po ndryshon pamjen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Punimet në investimin dhe rregullimin e parkut në lagjen ”Dardania”, janë duke u bërë me dinamikë të shtuar dhe tashmë ndryshimet kanë nisur të japin pamje tjetër kësaj lagjeje, e cila prej kohësh kërkonte në forma të ndryshme investime në këtë hapësirë të lënë pas dore.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça dhe drejtori i Prokurimit, Sali Kqiku, kanë qëndruar për një kohë në këtë punishte, ku nga afër kanë përcjell punët që janë duke u bërë në këtë projekt, i cili kap vlerën prej mbi 239 mijë euro.

UBT

Kadriu me këtë rast ka thënë se kjo vizitë është në kuadër të inspektimit të punimeve që janë duke u bërë nëpër projekte të ndryshme publike në Komunën e Gjilanit.
”Sot jemi këtu në lagjen, ”Dardania”, ku është duke u investuar projekti për parkun e kësaj lagje. Është shumë e rëndësishme puna që është duke u bërë në këtë hapësirë, që deri para pak javësh ishte e degraduar. Falë programit ”Kosova e Bukur”, ne kemi arritur që të përfitojmë këtë projekt që po e bashkëfinancojmë dhe është në interes të mijëra qytetarëve të kësaj pjese. Gjelbërimi, trotuaret, terrenet sportive, amfiteatri, ndriçimi publik dhe aspektet tjera rekreative – sportive, janë ato që e përbëjnë këtë investim në këtë lagje, e që janë elemente të cilat do t’i prekin të gjitha kategoritë e qytetarëve”, tha nënkryetari Kadriu, duke shtuar se me dinamikën që janë duke u bërë punët, ky projekt do të përfundoj shumë shpejt thuhet në njoftimin e komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.