Eko Higjiena

Ndihmohen 300 familje në nevojë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtorati për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief, kanë shpërndarë 300 pako për familjet nën asistencë sociale.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, tha se u realizua shpërndarja e pakove me mish për 300 familje përfituese të asistencës sociale në Komunën e Gjilanit.

Ajo tregoi se ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, nën udhëheqjen e drejtoreshës Mimoza Kadriu Qerimi, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief dhe sektorin për Asistencë Sociale.

“Shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për organizatën Islamic Relief për bashkëpunimin e vazhdueshëm, besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e aktiviteteve humanitare në komunën tonë”, tha Mimoza Kadriu Qerimi.

ARKATANA

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se ky partneritet ka dhënë një kontribut të çmuar në përmirësimin e mirëqenies së familjeve në nevojë.

Ajo falënderoi gjithashtu të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij aksioni.
“Solidariteti, humanizmi dhe bashkëpunimi mbeten vlera themelore në shërbim të qytetarëve tanë”, tha Kadriu./rajonipress/