KKVITI

Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën mbrëmjen e së dielës në lagjen Kvarngärdet të Uppsala-s të Suedisë.

Sipas njoftimit nga policia suedeze, një burrë rreth të 20-ave u gjet i vdekur pas raportimeve për të shtëna rreth orës 21:00.

Në lidhje me rastin është hapur hetim për vrasje, ndërsa një i dyshuar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim me vendim të prokurorit, transmeton albinfo.ch.

KKVITI

Sipas familjarëve, viktima është i riu kosovar Gent Maksutaj teksa raportohet se ai dyshohet të ketë qenë kalimtar rasti gjatë një përleshjeje mes grupeve kriminale.

Autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://www.albinfo.ch/suedi-vritet-nje-i-ri-nga-kosova-raportohet-se-ishte-kalimtar-rasti