Fundamenti

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shefi në Detyrë i Bashkimit Evropian në Kosovë, Boguslaw Gertruda, priti të hënën në mbrëmje Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, në prag të prezantimit të rezolutës së Parlamentit Evropian për Kosovën.

Sipas Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe nevoja që udhëheqësit politikë të Kosovës të arrijnë kompromis për krijimin e institucioneve të qëndrueshme.

Mobi Casa

Po ashtu, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e shfrytëzimit të mundësive që ofron Bashkimi Evropian në procesin e integrimit evropian të Kosovës.