AUV mohon se i ka përcjellë rezultatet e analizave Vita’s: Janë ende në proces përpunimi
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka reaguar duke thnëë se akoma nuk janë publikuar rezultatet e analizave të mostrave të Qumështores “Vita”.
“Vita” ka publikuar një email të marrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ku thuhet se produktet i kanë 100% qumsht.
Por, AUV thotë se reuzltatet e fundit akoma nuk kanë dalë. /Gazeta Express
Komunikata e plotë:
REAGIM
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) demanton lajmin e publikuar në disa media lidhur me pretendimet se janë publikuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të qumështit të marra nga Inspektorati më 02.07.2026. AUV nuk ka përcjellur asnjë email me rezultate sepse të tilla ende nuk ka.
AUV njofton opinionin publik se ky lajm me këto rezultate nuk paraqet qëndrimin zyrtar të institucionit e as nuk vijnë nga institucioni ynë. Analizat laboratorike të mostrave të marra më 02.07.2026 janë ende në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar.
Siç është theksuar edhe gjatë takimit të mbajtur sot me përfaqësuesit e qumështores ‘Vita’ dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, rezultatet zyrtare do të bëhen publike vetëm pas përfundimit të të gjitha analizave laboratorike dhe verifikimit të tyre nga autoritetet kompetente.
AUV u bën thirrje mediave dhe opinionit publik që të referohen vetëm në komunikimet zyrtare të Agjencisë dhe të mos publikojnë informacione të paverifikuara, të cilat mund të dezinformojnë publikun dhe të dëmtojnë besimin në procesin e kontrollit zyrtar.
Qumështorja Vita: AUVK na i përcolli rezultatet e analizave, produktet tona s’përmbajnë as qumësht pluhur e as vaj palme
Qumështorja “Vita”, ka lëshuar nje komunikatë ku ka treguar se kanë dalë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit të bëra nga AUVK.
“Vita”, thotë se rezultatet tregojnë që “Vita”, është 100% qumësht dhe nuk përmban pluhur vaj palme.
Kjo kompani ka falëndëruar konsumatorët për besimin dhe fermerët për bashkëpunimin.
Komunikata e plotë:
𝐄𝐊𝐒𝐊𝐋𝐔𝐙𝐈𝐕𝐄: 𝐃𝐀𝐋𝐈𝐍 𝐑𝐄𝐙𝐔𝐋𝐓𝐀𝐓𝐄𝐓 𝐄 𝐀𝐔𝐕 – 𝐕𝐈𝐓𝐀 𝟏𝟎𝟎% 𝐐𝐔𝐌𝐄̈𝐒𝐇𝐓.
Pas përfundimit të protestës që u zhvillua nga fermerët, sot më datë (06.07.2026), AUVK na ka përcjellur një email i cili përmbanë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit VITA nëpërmjet të cilave rezulton se produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.
Në anën tjetër, gjatë takimit të sotëm ndërmjet përfaqësuesve të fermerëve, Ministrit dhe përfaqësuesit e Qumështores Vita, ne si Qumështore Vita u dakorduam që të vazhdojë përkohësisht mbledhja e qumështit nga fermerët, ku këtë vendim e kemi marrë për hirë të fermerëve dhe për shkak se Ministri Muja premtoi se rezultatet e analizave të mostrave të marra më datë 02.07.2026 do të publikohen jo më largë se 13.07.2026, ku deri më këtë datë, Vita do të vazhdojë mbledhjen e qumështit.
Si gjithmonë, Qumështorja Vita së bashku me fermerët kemi qenë dhe jemi përkrahë konsumatorëve, duke i’u ofruar kualitet dhe cilësië të produkteve tona.
I falemnderojmë konsumatorët tanë për besimin dhe ju sigurojmë që do të vazhdojmë të jemi përkrah jush, siq kemi qenë tash e 23 vite.
E juaja,


