ARKATANA

Prokuroria e Gjilanit ndalon një person për armëmbajtje pa leje, ngre dy aktakuza për dhunë në familje

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë veprime konkrete në luftimin e kriminalitetit, duke ndaluar një person dhe duke ngritur dy aktakuza për raste të ndara.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë një person i dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të paraparë me nenin 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Mobi Casa

Ndërkohë, Prokuroria ka ngritur edhe dy aktakuza ndaj dy personave të ndryshëm, të cilët ngarkohen për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ritheksuar përkushtimin e saj për trajtimin me prioritet të rasteve që cenojnë sigurinë publike dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, duke vepruar në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi./rajonipress/