Policia arreston një person në Kamenicë për armëmbajtje pa leje, sekuestrohen pistoletë dhe 50 fishekë
Kamenicë – Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi gjatë kontrollit policor në çantën e tij janë gjetur një armë zjarri, 50 fishekë, një këllëf arme dhe një xhaketë e vjetër e Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari nuk posedonte leje për armën dhe pajisjet e sekuestruara. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”./rajonipress/


