Sulmon policin gjatë dërgimit për trajtim psikiatrik, i dyshuari përballet me akuzë të re
Kamenicë – Një person i ndaluar në Stacionin Policor të Kamenicës dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë procedurës për dërgimin e tij në Klinikën e Psikiatrisë në Gjilan.
Sipas Policisë, pas përkeqësimit të gjendjes së tij psikike, të dyshuarit iu ofrua ndihmë mjekësore dhe iu lëshua raporti për trajtim specialistik. Mirëpo, gjatë nxjerrjes nga qendra e paraburgimit dhe vendosjes së prangave, ai ka bërë rezistencë dhe ka sulmuar një zyrtar policor, i cili ka marrë trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin, në koordinim me prokurorin, është iniciuar procedurë penale për veprën “Sulm ndaj personit zyrtar”./rajonipress/


