FIDANISHTJA

Fondi Garantues, infuzion për biznesin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbështetja financiare për zbutjen e normave të interesi. Mijëra kompani private falimentuan për shkak të hiperkamatave bankare.

Në disa raporte të bëra nga shoqatat ekonomike ishte theksuar se normat e larta të kredive nga bankat komerciale, në shumë raste kishin pamundësuar zhvillimin e një biznesi dhe në të njëjtën kohë, si pasojë e këtyre normave të larta, disa ndërmarrje në vend edhe kanë falimentuar

Hidromorava

Ekspertë juridikë dhe ekonomikë, përfaqësues të bizneseve e kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kredituese. Fondi pritet që të ndihmojë shumë biznese, që të gjejnë mjete shtesë. Fondi do të themelohet me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim (USAID), me 20 milionë dollarë të ndara si kapital fillestar.

Analistët theksojnë se një vendim i tillë i Qeverisë duket të jetë i vonuar. Njohësi i fushës së drejtësisë dhe avokati Musa Dragusha tha se muajin e kaluar Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Themelimin e Fondit të Kosovar për Garanci Kreditore dhe pritet që shumë shpejt t’i procedohet Komisionit për Legjislacion dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa e më pas edhe Kuvendit të Kosovës për diskutim dhe miratim. Sipas avokatit Dragusha, me këtë Projektligj për herë të parë në vendin tonë po vendosen instrumente të veçanta të ndërlidhura me garancitë bankare./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.