KFOR-i dhe FSK-ja largojnë një mjet të dyshuar të pashpërthyer në Burincë të Gjilanit
Gjilan – Një mjet i dyshuar i pashpërthyer, i gjetur në fshatin Burincë të Gjilanit, është larguar në mënyrë të sigurt nga njësitë e specializuara për deminim të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas Policisë së Kosovës, pas raportimit të rastit, më 1 korrik 2026 në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse të deminimit, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm për banorët dhe zonën përreth.
Policia ka bërë të ditur se veprimet janë zhvilluar sipas procedurave standarde të sigurisë, ndërsa rasti është trajtuar nga njësitë kompetente./rajonipress/


