Dorëzohet pas pesë vitesh i dyshuari për tentim-vrasje në Gjilan, përfundon në ndalim
Gjilan – Një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, e ndodhur në mars të vitit 2021 në fshatin Shillovë të Gjilanit, është vetëdorëzuar në polici pas më shumë se pesë vitesh.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull shtetas i Serbisë, është paraqitur më 1 korrik 2026 para autoriteteve kompetente. Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të rastit, ai është dërguar në mbajtje.
Rasti i tentim-vrasjes kishte ndodhur më 7 mars 2021, ndërsa hetimet lidhur me këtë çështje kanë vazhduar deri në vetëdorëzimin e të dyshuarit. Organet e drejtësisë pritet të vazhdojnë procedurat ligjore ndaj tij./rajonipress/

