United Hospital

Zbardhja e fondeve milionëshe, e bllokuar nga politika

/ 2 minuta lexim
HW

Prokuroria e Shtetit të Kosovës nuk i heton kontributet për luftën.Politikanët e partive në pushtet dyshohet se përfituan paligjshëm.

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura në opinionin kosovar për keqpërdorimin e fondit të 3-përqindëshit dhe “Vendlindja Thërret”, drejtësia e kapur nuk guxon as të flasë, e lëre më të nisë hetime

Pavarësisht se ka kohë që në opinionin publik është shtruar nevoja e hetimit dhe gjykimit të abuzimeve me fondet e luftës, Fondin “Vendlindja Thërret” dhe Fondin e 3- përqindëshit, qoftë përmes shqetësimeve të shumta të ngritura, në debate politike apo edhe nga opinionistë të ndryshëm, Prokuroria e shtetit akoma nuk ka nisur ndonjë hetim rreth këtyre dyshimeve.

HW

Pavarësisht që flitet me të madhe se këto dy fonde, janë baza e pasurisë qindra milionëshe e politikanëve kosovarë që është krijuar duke vjedhur paratë e qytetarëve kosovarë të dhëna në interes të lirisë dhe shtet ndërtimit, organi i akuzës vetëm hesht.

Gazeta ka pritur dy ditë të plota një përgjigje nga Prokuroria e shtetit, për të marrë vesh nëse është iniciuar hetim në këto dy pista dhe përgjigja e vetme ka qenë se kjo çështje serioze ka kohë që ka filluar të trajtohet me një hetim preliminar nga EULEX-i dhe akoma nuk ka ndonjë raport zyrtar për Prokurorinë e shtetit se deri ku kanë shkuar hetimet./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.