UBT

Aurela Gaçe: Publiku nuk duhet të paguajë për dikë që vetëm hap gojën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Artistja e njohur Aurela Gaçe ka ndarë mendimin e saj për gjendjen aktuale të muzikës shqiptare, duke theksuar se ndryshimet dhe trendet janë të natyrshme, por duke ngritur shqetësimin për përdorimin e playback-ut në koncertet live, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një intervistë, e pyetur se ku ndodhet sot muzika shqipe dhe nëse është e kënaqur me standardin aktual, Gaçe u shpreh se çdo epokë sjell shijet dhe tendencat e veta, por sipas saj, problemi më i madh mbetet mungesa e performancës së vërtetë live.

“Se di çfarë të them në këtë pikë. Kohët ndryshojnë. Jeta ecën. Hyjnë trende, hyjnë moda të reja. S’ka asgjë të keqe. Ka ndodhur gjithmonë në çdo kohë. Ngelet ajo çfarë ngelet në fund të çdo kohe. Çdo brez ka shijet e veta”, u shpreh artistja.

FIDANISHTJA

Megjithatë, Aurela Gaçe tha se e shqetëson fakti që shumë artistë dalin para publikut duke performuar me playback.

“Më shqetëson shumë fakti që shumë artistë dalin playback në publik. Të paguash biletë, ose qoftë një pije, e të shohësh dikë që vetëm hap gojën, ose bën sikur këndon, kjo po, kjo më shqetëson. A ndodh kjo në botë? Që zëri të vazhdojë, ndërkohë që këngëtari e ka mikrofonin poshtë? Në botë? Oh, jo, nuk ka shans. Publiku do t’i kërkonte paratë e biletës mbrapsht”, deklaroi ajo në një intervistë për “Kosova Sot Online”