UBT

PDK: Milionat e Lutës nuk po vijnë në Gjilan

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri po bon qejf me vizitat e tij turistike nëpër vende të ndryshme, duke shfrytëzuar buxhetin e varfër të komunës, ndërsa milionat e tij të premtuara për investime në projekte infrastrukturore nuk po vijnë assesi në Gjilan. Luta po endet nëpër Gjermani, Austri, Bruksel dhe shumë vende të tjera, ndërsa shumë miliona euro investime që po vijnë në Kosovë, si përkrahje për shumë projekte të rëndësishme, Gjilani dhe Anamorava nuk po përfitojnë asnjë euro, e lëre më të flitet për ndonjë copë milioni thuhet në reagimin e PDK-së.

Nga 25 milion euro që Gjermania nënshkroi për përkrahje të Kosovës në përmirësimin e kushteve të jetesës për kosovarët, për Gjilanin prapë nuk doli asnjë projekt të vetëm investiv, ndërsa Prizreni, Gjakova dhe Peja përfituan hiq më pak se 13 milion euro në projekte për trajtimin e ujërave të zeza, e kur dihet mirë se Gjilani ka problemin më të madh në Kosovë lidhur më këtë problematikë serioze thuhet në reagimin e Riad Rashitit këshilltar komunal nga radhët e PDK-së.

Edhe pse si prijës i decentralizimit të Kosovës dhe i sakatimit të Anamoravës, as projekti i hekurudhave të Kosovës, i cili do të financohet nga Bashkimi Evropian, nuk po i afrohet fare kësaj ane.

Fundamenti

Kjo tregon sistemin mashtrues të Lutfi Hazirit, i cili me këtë sistem mashtrimi e bëri fushatën, mori votat nga qytetarët dhe sot po ua merr buxhetin e komunës dhe po e shpenzon nëpër Evropë dhe Amerikë duke i mashtruar qytetarët e Gjilanit se po lobon investime dhe projekte për të mirën e tyre, ndërsa në realitet asnjë euro investime nuk po mund ta sjellë në Gjilan, sepse nuk din as të projektoj e as të kërkojë ndonjë projekt serioz për tu investuar.

Lutës po i vijnë krejt ministrat në Gjilan, duke premtuar investime të shumta në projekte kapitale, por edhe ardhja e tyre po del që është pjesë e sistemit mashtrues të Lutfi Hazirit, i cili shpeshherë ka deklaruar së është kthyer kujdesi dhe vëmendja e qeverisë së Kosovës, Tiranës e Brukselit kah komuna e Gjilanit, mirëpo milionat po shkojnë nëpër komunat tjera të Kosovës.

Luta duhet ta dije se mashtrimit të tij i ka ardhur fundi, ai është demaskuar plotësisht për këto dy vite dhe fytyra e tij e vërtet shihet në qendrën e qytetit të Gjilanit, përgjatë shtratit të lumit Mirusha, bashkë me kundërmimin e papërjetuar deri më tani për qytetarët e Gjilanit. Normalisht një kryetar si Luta, nuk do të mund të priste përfundimin e mandatit të tij, sepse ai është kontribuuesi më i madh degradues dhe rrënues i çdo gjëje në Gjilan. Ai do të ishte mirë që të përsëriste ikjen nga komuna sikurse që e ka bërë në vitin 2006 dhe të shkojë në Prishtinë atje ku e ke mendjen dhe vendin, e ku do të çliroheshin jo vetëm qytetarët e Gjilanit, por edhe të Anamoravës në përgjithësi ka thënë Riad Rashiti, anëtar i kryesisë së degës së PDK-së në Gjilan dhe anëtar i Kuvendit Komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.