Besir Iseni nënshkruan me klubin e madh skocez
Mbrojtësi, Besir Iseni ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratë me Livingston F.C..
Burime të afërta me lojtarin bëjnë me dije për “Zërin” se marrëveshja mes palëve tashmë është finalizuar dhe Iseni do ta vazhdojë karrierën në futbollin skocez.
26-vjeçari largohet nga KF Dukagjini pas paraqitjeve të mira, ndërsa më herët ka qenë pjesë edhe e KF Vëllaznimit, FC Strugës dhe KF Tiranës.
Me këtë transferim, Iseni nis një kapitull të ri në karrierën e tij, teksa do të jetë pjesë e Livingstonit, klub që garon në nivelin e dytë të futbollit skocez. /Zëri


