Sokol Haliti nuk ka kohë për Bruksel, po merret me problemet e qytetarëve
Viti – Sokol Haliti nuk ka ditë që nuk ndodhet në teren për të inspektuar punimet dhe projektet e nisura. Realisht ai nuk po ka kohë të merret me politika të nivelit të lart siç po vepron Lutfi Haziri. Gjilani është izoluar keq ekonomikisht.
Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtorë inspektoi të martën punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e parkut në fshatin Pozheran.
Ky projekt financohet me mjete vetanake të kësaj komune dhe është mirëpritur nga qytetarët e këtij lokaliteti.”Do të jem në shërbimin tuaj sepse për këtë edhe më keni votuar. Projektet do i bëjmë bashkë sikurse edhe investimet” ka thënë Haliti./rajonipress/

