FIDANISHTJA

Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në politikën suedeze në kategorinë e të rinjve nën moshën 30-vjeçare.

Një tjetër sukses i diasporës shqiptare vjen nga Suedia. Aida Birinxhiku, deputete në Parlamentin suedez (Riksdagen), është vlerësuar nga gazeta suedeze Expressen si personi më i fuqishëm në jetën politike suedeze në kategorinë e të rinjve nën moshën 30-vjeçare, transmeton albinfo.ch.

Ky vlerësim prestigjioz pasqyron ndikimin dhe angazhimin e saj në politikën suedeze, ku ajo është shquar si një zë i rëndësishëm në përfaqësimin e komunës së Falkenbergut dhe krahinës së Hallandit, si dhe në mbrojtjen e politikave që synojnë ndërtimin e një Suedie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Mobi Casa

Që nga zgjedhja e saj në Parlamentin suedez, Birinxhiku ka qenë aktive në trajtimin e çështjeve me interes publik, duke fituar respekt si brenda partisë së saj, ashtu edhe në opinionin publik suedez.

Me zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në shtator të këtij viti, Aida Birinxhiku synon të fitojë mandatin e saj të dytë parlamentar, me synimin për të vazhduar kontributin e saj në jetën politike të vendit.

Vlerësimi nga Expressen përbën një dëshmi të punës, përkushtimit dhe lidershipit të saj, duke e renditur ndër emrat më premtues të brezit të ri të politikës suedeze dhe njëkohësisht duke qenë një arsye krenarie për komunitetin shqiptar në diasporë./Albinfo.ch

https://www.albinfo.ch/aida-birinxhiku-vleresohet-nder-figurat-me-te-fuqishme-te-politikes-suedeze