ARKATANA

Arrestohet një person në Viti për dhunë në familje, dyshohet se sulmoi fizikisht një grua

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Një rast i dhunës në familje është raportuar në komunën e Vitisë, ku një grua ka denoncuar se është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima, një femër kosovare, ka raportuar se pas një konflikti verbal është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, mashkull kosovar.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

ARKATANA

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin, autoritetet kompetente kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./rajonipress/