Mobi Casa

Deda: Blerim Shala do të ishte figurë e pranueshme për president, ka bashkëpunuar me të gjithë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Analisti politik Ilir Deda ka propozuar gazetarin dhe publicistin Blerim Shala si një figurë të përshtatshme për postin e presidentit të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se Shala do të ishte zgjidhje më e mirë për Kosovën në situatën në të cilën ndodhemi.

Në emisionin “Politico”, ai ka thënë se Shala bashkëpunon më të gjitha subjektet politike.

Uji Dea

“Për President kishte me qenë shumë figurë e mirë Blerim Shala, i cili ka bashkëpunuar me të gjithë”, ka deklaruar Deda.

Megjithatë, Shala vitin e kaluar nuk ka treguar gatishmëri për të marrë këtë post.

Pasi kishte filluar të i përmendte emrin për këtë çështje, gazeta Nacionale e kishte kontaktuar Shalën, por ai kishte thënë se nuk është i gatshëm për këtë post.