Poemë Etrish
Poezi nga Ruzhdi Kqiku
O e bukura
Arbëri
këtë poemë
shkrova për ty
Thell nga zemra
më buron
për ty gjaku
në dej më vlon
E kemë borgj
e kemë dëshirë
që të bëjmë për
ty veç mirë
Kur mendoj
se jam Arbënor
më duket vetja
si mal me borë
Mburrem shumë
e jam krenar
që kam emrin
shqiptar
Këtë emër
zoti e bekoi
qindra shekuj
t’i mbijetoj
Mija vitesh
shekuj me radhë
me stuhij
duke u përballë
Nëpër rrëbeshe
duke kaluar
kurrë i plandosur
as i shuar
Shumë popuj tjerë
kishte mbi tokë
që u zhdukën
nga kjo botë
Ti Arbënor
mbete përherë
duke e mrojtë
vetën me nder
Nga çdo anë
ti rrufe prit
dashtën të shuajnë
por ti u rrite
Në Azi të Vogël
e në Dardanele
kishe rrënjë
ngrite themele
Anë e kënd
nëpër mesdhe
bëre kulme
ndreqe fole
Mbi detet
Jon e Adriatik
lëshove shtat
gjithnjë në rritë
Vendi i shqipeve
këtu që moti
kështu thotë
dhe Herodoti.


