Vazhdojnë replikat, Rama: Ditën që Dejona Mihali i del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e këqyrë veten seriozisht në pasqyrë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar replikat me Dejona Mihalin, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.
Rama në një postim në Facebook shkruan se Dejona Mihali ka refuzuar padinë, gjersa thotë se ditën që Dejona Aleksander Mihajli del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e kqyrë veten seriozisht në pasqyrë.
“Dejona Mihajli e paska refuzu pranimin e padisë. Pse? A nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës? A nuk i njeh ligjet dhe të drejtat që i garanton shteti ynë?
Apo ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK-në?
Ditën që Dejona Aleksander Mihajli del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e kqyrë veten seriozisht në pasqyrë”, shkruan Rama.
“Padi për shpifje”, Rama reagon sërish ndaj Dejona Mihalit
Ndryshe, replikat ndërmjet kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe koordinatores së komiteteve në LVV janë duke vazhduar që disa ditë.
Mihali e ka quajtur Ramën “klloun” e “sekser”, gjersa ka hedhur akuza për krim të organizuar dhe korrupsion.
Mihali e quan Ramën “klloun” e “sekser”, hedh akuza për krim të organizuar dhe korrupsion
Ndërkaq, Rama ka reaguar ndaj zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar për gjuhë përçarëse, shpifje dhe fushatë diskreditimi ndaj tij dhe figurave publike, ndërkaq kishte paralajmëruar edhe padi për shpifje. /Telegrafi/


