Fundamenti

Policia sekuestron mbi 170 gram marihuanë në Viti, dy të dyshuar largohen nga vendi i ngjarjes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Një sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar narkotike është sekuestruar nga Policia e Kosovës në komunën e Vitisë.

Sipas njoftimit policor, më 23 qershor rreth orës 17:00, zyrtarët policorë kanë vërejtur dy persona të dyshuar, të cilët sapo kanë parë policinë janë larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur.

Hidromorava

Gjatë kontrollit të zonës, policia ka gjetur dhe konfiskuar një peshore elektronike, një telefon celular, një veturë, një motor-skuter si dhe rreth 172.9 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Të gjitha dëshmitë materiale janë sekuestruar, ndërsa rasti po hetohet nga njësitë përkatëse policore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë./rajonipress/