Mobi Casa

Hyseni, priti ambasadorin e Sllovenisë, flasin për thellimin e bashkëpunimit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

“Gjatë takimit biseduam për zhvillimet në Komunën e Gjilanit dhe gatishmërinë e ndërsjellë për të rritur bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interes të përbashkët”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, e ka njoftuar ambasadorin Blaj për investimet e fundit që po transformojnë qytetin e Gjilanit, si dhe për projektet me rëndësi të veçantë në arsim dhe shëndetësi.

“Po ashtu, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në sport dhe kulturë, dy shtylla të rëndësishme të zhvillimit dhe jetës shoqërore në komunën tonë, duke vlerësuar potencialin për iniciativa dhe projekte të përbashkëta në këto fusha”, tha Alban Hyseni.

Mobi Casa

Kryetari i Gjilanit e falënderoi ambasadorin Borut Blaj për vizitën, diskutimin e frytshëm dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve të Gjilanit.

Nga ana tjetër ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, tha se diskutuan fusha të ndryshme të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Sllovenisë dhe Komunës së Gjilanit.
Temë e diskutimit ishte edhe gjetja e mundësive për bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbimi i lidhjeve të bizneseve nga Sllovenia dhe Gjilani./rajonipress/