FIDANISHTJA

Lutfi Haziri, vizitë zyrtare në Bruksel

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka udhëtuar të hënën për një vizitë zyrtare në Bruksel, me ftesë të shoqatës “Miqësia Franko-Shqiptare”. Pos kryetarit Haziri, në delegacion janë të përfshirë edhe përfaqësues nga qeveria e Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës dhe kjo po realizohet në kuadër të bashkëpunimit të promovimit të zhvillimit të bujqësisë dhe sektorëve tjerë të Kosovës dhe Komisionit Europian.

Kryetari Haziri dhe delegacioni nga Kosova do të takohen me z. John A. Clarke, drejtor i ndërlidhjeve internacionale dhe objektivi i takimit është mbështetja dhe shkëmbimi i zhvillimit të bujqësisë me institucionet shtetërore, lokale dhe regjionale në kuptimin e shkëmbimit bilateral me Republikën e Kosovës.

Uji Dea

Gjatë ditëve, kryetari Haziri dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Punës dhe Mirëqenies Sociale pritet të ketë takime të ngjeshura, dhe, mbi te gjitha, Komiteti i Regjioneve Europiane pritet të prezantoj mikroregjionin Europian GJPKT, në të cilën pritet të bashkohen më shumë se 17 komuna të regjionit kufitar Kosovë-Maqedoni dhe Serbi.

Kryetari Haziri ka vlerësuar se Gjilani si qendër politike, kulturore, shëndetësore e shtetërore, tashmë po bëhet edhe qendër e mikroregjionit Europian me qëllim të zhvillimit të përbashkët ekonomik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.