Vdekje e dyshimtë në Ruboc të Kamenicës, humb jetën një burrë pas rrokullisjes së traktorit
Kamenicë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Ruboc të Kamenicës, ku një person ka humbur jetën në rrethana që po hetohen nga autoritetet kompetente.
Sipas informacioneve fillestare, më 17 qershor 2026, rreth orës 18:35, viktima, një mashkull kosovar, ishte duke drejtuar një traktor kur mjeti është rrokullisur. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Njësitë policore dhe ekipet përkatëse kanë dalë menjëherë në terren për të kryer procedurat hetimore. Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të vdekjes.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim./rajonipress/


