Mobi Casa

Kosova nikoqire e Kongresit Evropian të Cilësisë, Presidenti i EOQ zhvillon vizitë zyrtare në UBT

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Presidenti i European Organization for Quality (EOQ), Paulo Sampaio, dhe Menaxherja e programit, Katelijne Knaeps, vizituan Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, ku u pritën nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Gjatë vizitës u diskutuan përgatitjet për organizimin e EOQ Congress 2026, edicioni i 67-të i Kongresit Evropian të Cilësisë, i cili do të mbahet në tetor në Kosovë dhe do të bashkëorganizohet nga UBT dhe Quality Kosova.

Uji Dea

Kongresi pritet të mbledhë ekspertë, studiues, profesionistë dhe politikëbërës nga dhjetëra vende të botës, përfshirë Japoninë, Kinën, Indinë dhe SHBA-në, për të diskutuar mbi cilësinë, inteligjencën artificiale, transformimin digjital, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e kompetencave të së ardhmes.

EOQ Congress 2026 do të zhvillohet nën temën “Shaping Quality for a Smart, Sustainable and Resilient Future – Quality, Growth, Human Values and Trust in the Age of AI”, ndërsa tashmë është hapur edhe thirrja për aplikim për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare.