UBT

Ku ka shtëpinë Shën Lucia

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

Tririlindja n’Najsus
se gjurmët e mija në
Sirmium Mezi e Astibus
për të gjithat dëshmitar
epokash t`i Ulqinak

Ulpiana çon peshë a heshtje
e mbytur Toplicë e Çamëri
dhe Shën Naumi qanë e rënkon
se kobra gjarpëreshë
mu në zemër e helmon

Shtigjet e mbyllura për në
Judbinë e Janinë se andej
kryqzata dëmonësh barbarë
që godasin si rrufeja
vërgëllima trishtuese e gjaku stërkalë
vallë a shëron plagët Gentianalutea

ARKATANA

Vini re se drejt jushê përbindësha lubi
andaj të bashkuar duhet të qëndroni
stoikisht ju Albulenë Prizeren
e Dyrrah Preshevë e Iliridë

Njëzet e katër shekuj me shikim
kah dielli e mbi ty rreze të arta
duke flakëruar t`i qyteti muze
o i bukuri Dymal

ILIRI tokë e ndezur si vullkan i pa shuar
që dhe shkëmbinjtë i djegë
e megjithatë freski magjepse mbi
majat e larta të maleve Albanik.