KKVITI

Emocione dhe krenari në Dobërçan – Nxënësit e ShFMU “Nazim Hikmet” festuan përfundimin e Abetares

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në një atmosferë të mbushur me emocion, buzëqeshje dhe krenari, ShFMU “Nazim Hikmet” në Dobërçan organizoi sot Festën e Abetares, një nga momentet më të rëndësishme dhe më të paharrueshme për nxënësit e klasave të para. Kjo festë simbolike shënoi përmbylljen e rrugëtimit të tyre të parë drejt dijes, aty ku fjalët e para shqipe morën kuptim dhe shkronjat u shndërruan në dritare të botës së dijes.

Nxënësit e dy klasëve të para paraqitën një program artistik mbresëlënës me recitale, këngë, valle dhe interpretime të ndryshme, duke dëshmuar talentin, kreativitetin dhe përkushtimin e tyre gjatë gjithë vitit shkollor. Emocione të veçanta përjetuan edhe prindërit, mësimdhënësit dhe të gjithë të pranishmit, të cilët duartrokitën çdo paraqitje të vogëlushëve me shumë dashuri dhe admirim.

Ky organizim u realizua falë angazhimit dhe përkujdesjes së dy mësueseve të përkushtuara, Antigona Omeri Shabani dhe Gresa Biqkaj, të cilat me profesionalizëm, durim dhe dashuri udhëhoqën nxënësit në hapat e tyre të parë drejt arsimit dhe edukimit.

Eco Higjiena

Festa e Abetares mbetet një simbol i rëndësishëm i fillimit të rrugës së dijes për çdo fëmijë. Ajo nuk është vetëm një aktivitet shkollor, por një kujtim që mbetet gjatë në zemrat e nxënësve dhe familjeve të tyre, si dëshmi e hapit të parë drejt ëndrrave, sukseseve dhe të ardhmes.

Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje të rëndësishme dhe suksese të pafundme në rrugën e dijes ka shkruar Rexhep Arifi./rajonipress/