Fitore Haliti, menaxherja e sukseseve në turizëm dhe hoteleri, avancon me trajnim ndërkombëtar për zhvillimin e bizneseve në Kosovë
Prishtinë – Në një kohë kur sektori i turizmit dhe hotelerisë po kërkon gjithnjë e më shumë profesionalizëm, inovacion dhe lidership modern, Fitore Haliti po vazhdon të konsolidojë profilin e saj si një nga emrat e përkushtuar dhe më aktivë në zhvillimin e industrisë HoReCa në Kosovë.
Në një industri ku profesionalizmi, komunikimi dhe vizioni modern janë çelësi i suksesit, Fitore Haliti po dëshmon çdo ditë se përkushtimi, edukimi dhe ambicia mund ta shndërrojnë një të re kosovare në model frymëzimi për gjeneratat e reja.
E shkathët në menaxhim, e avancuar në komunikim profesional dhe me aftësi të jashtëzakonshme për të ndërtuar besim e për të tërhequr klientë, ajo po krijon profilin e një lidereje moderne në sektorin e turizmit dhe hotelerisë.
Me energjinë pozitive, etikën e punës dhe qasjen inovative, Fitorja përfaqëson frymën e një gjenerate të re profesionistësh që po e prezantojnë Kosovën me dinjitet në arenën ndërkombëtare të biznesit dhe zhvillimit.
Përmes një postimi publik, ajo ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses trajnimin e trajnerëve mbi metodologjinë ndërkombëtare SIYB – “Start and Improve Your Business”, program i zhvilluar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, i njohur globalisht për fuqizimin e sipërmarrjes dhe mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Sipas saj, ky trajnim ka ofruar njohuri të avancuara në zhvillimin e sipërmarrjes, metodologjitë praktike të trajnimit të bizneseve dhe ndërtimin e modeleve të qëndrueshme për ndërmarrjet e reja dhe ekzistuese.
“Krenar që përfunduam me sukses trajnimin e trajnerëve mbi metodologjinë SIYB nga Organizata Ndërkombëtare e Punës. Kjo përvojë ofroi njohuri të vlefshme në zhvillimin e sipërmarrjes, trajnimin e biznesit dhe metodologjitë praktike që fuqizojnë SME-të dhe sipërmarrësit aspirues”, ka shkruar Fitore Haliti.
Ajo ka theksuar se fokusi i radhës do të jetë pilotimi i metodologjisë SIYB në kuadër të projektit HoReCa në Kosovë, me synim forcimin e bizneseve të qëndrueshme, zhvillimin e aftësive profesionale dhe nxitjen e inovacionit në sektorin e hotelerisë dhe turizmit.
Programi realizohet në kuadër të projektit “HoReCa Kosovo”, në partneritet me Innovation Centre Kosovo, ndërsa projekti zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe financohet nga Qeveria e Italisë përmes Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor.
Për ata që e njohin nga afër angazhimin e saj profesional, Fitore Haliti konsiderohet një menaxhere me vizion modern, e cila përmes përkushtimit, lidershipit dhe qasjes inovative po kontribuon në ngritjen e standardeve të turizmit dhe hotelerisë në Kosovë, duke e shndërruar eksperiencën profesionale në histori suksesi dhe zhvillimi për sektorin.
Fitore Haliti – profili i një lidereje moderne që po transformon industrinë e turizmit dhe hotelerisë në Kosovë
E njohur për përkushtimin, energjinë profesionale dhe vizionin e saj progresiv, Fitorja ka ndërtuar një karrierë të fuqishme në menaxhimin hotelier, marrëdhëniet me publikun, marketingun dhe zhvillimin e praktikave të qëndrueshme në industrinë HoReCa, duke u bërë një nga figurat më premtuese dhe më të respektuara të këtij sektori.
Së fundmi, (2025), ajo është certifikuar si Auditor i Brendshëm për UNI EN ISO 14024:2028 Eco Label, një arritje profesionale që e pozicionon edhe më fuqishëm në fushën e standardeve ndërkombëtare të qëndrueshmërisë dhe certifikimit ekologjik në hoteleri.
“Jam shumë e lumtur që tani jam certifikuar si Auditor i Brendshëm për UNI EN ISO 14024:2028 Eco Label. Ky certifikim forcon aftësinë time për të mbështetur pajtueshmërinë e eko-etiketës dhe praktikat e qëndrueshme, veçanërisht në industrinë e mikpritjes”, ka deklaruar Fitore Haliti, duke e cilësuar turizmin e përgjegjshëm dhe mbrojtjen e mjedisit si domosdoshmëri të kohës moderne.
Aktualisht, ajo ushtron detyrën e menaxheres së City Inn, hotel i cili nën drejtimin e saj është bërë hoteli i parë në Kosovë dhe në rajon i certifikuar për qëndrueshmëri, duke vendosur standarde të reja për mikpritjen ekologjike dhe menaxhimin modern hotelier.
Që nga marrja e drejtimit të hotelit në vitin 2022, Fitorja ka udhëhequr me sukses procesin e plotë të certifikimit për qëndrueshmëri, duke përfshirë auditimin, përgatitjen teknike dhe implementimin e praktikave të gjelbra sipas standardeve ndërkombëtare.
Përtej këtij suksesi, ajo ka ndërtuar një profil të avancuar profesional edhe përmes certifikimeve dhe programeve ndërkombëtare në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe konsulencës profesionale. Ajo ka përfunduar me sukses certifikimin për ISO 20700 Self-Declaration Checklist, si dhe Programin për Qeverisjen e Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke thelluar ekspertizën në politikat moderne të zhvillimit dhe menaxhimit institucional.
Në qarqet profesionale të turizmit dhe hotelerisë, Fitore Haliti vlerësohet si një menaxhere e shkathët, me aftësi të jashtëzakonshme komunikimi dhe organizimi, e edukuar maksimalisht për të ndërtuar besim, për të tërhequr klientë dhe për të krijuar modele të suksesshme të menaxhimit modern në industrinë e mikpritjes.
Përmes lidershipit të saj, ajo ka dëshmuar se mikpritja nuk është vetëm shërbim, por kulturë profesionale, vizion dhe përgjegjësi ndaj klientit dhe mjedisit. Angazhimi i saj në iniciativa të ndryshme zhvillimore dhe trajnuese e ka bërë atë një zë aktiv në promovimin e standardeve të reja në turizëm dhe hoteleri.
E orientuar nga rezultatet, me një qasje dinamike dhe me ambicie të qarta për të ardhmen, Fitore Haliti po ndërton profilin e një lidereje të re shqiptare që përmes dijes, profesionalizmit dhe inovacionit po e prezanton Kosovën denjësisht në arenën ndërkombëtare të turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm./rajonipress/





