Uji Dea

Ç`asjen tonë për ta ndryshuar!…

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Sami Arifi

Mbahu nënë mos u dorëzo,
janë prezent t’këqijtë kudo!
Mbahu nënë mos t’bëhet vonë,
zhvatësat kanë hy n’vendin tonë!

Mbahu nënë mos mbaj zi,
moti hajnat kanë hy n’shtëpi!
Që pa djerës t’bëjnë pasuri,
bashkëpunojnë edhe me shkij!

Si n’drejtësi edhe n’mjekësi,
n’mbarë Kosovën bitevi!
Se lanë popullin për t’bë jetë,
e kanë bërë mos t’mendojë qetë!

Mobi Casa

T’mirë e t’këqij po si ndam vetë,
s’ka gazepi për t’na u hjekë!
Po s’çelëm sytë për t’hequr zinë,
borgj do’t mbesim për rininë!

S’janë këto vargje për t’thumbuar,

por, çasjen tonë për ta ndryshuar!