HW

Krasniqi: Kosova, në krizë ekologjike

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Arif Krasniqi është kryetar i Partisë Ekologjike të Kosovës dhe ka dhënë konstatimin se në Kosovë ka shkallë të lartë ndotjeje. Madje, ka alarmuar edhe për krizë ekologjike.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Krasniqi ka folur më në hollësi për ambientin në të cilin jetojnë kosovarët. Industrinë e ka bërë përgjegjësen kryesore për shkatërrimin e ambientit, ndërsa si ndotës kryesorë i ka listuar termocentralet, pastaj “Trepçën”, “Ferronikelin” e “Sharcemin”. Ai nuk konsideron se këta operatorë duhet mbyllur, por ka shtruar nevojën e investimit në teknologjinë që redukton ndotjen. Po kështu, ka kërkuar që t’u faturohet atyre taksa “Ndotësi paguan”, nga e cila do të investohej në përmirësimin e gjendjes ekologjike dhe në atë të mjedisit në Kosovë.

Krasniqi ka alarmuar për ndotje organike të ujit për pije, me të cilin furnizohen qytetarët, e po kështu edhe për mungesën e kontrollit të ushqimit të modifikuar gjenetikisht, i cili tregtohet.

Në këtë intervistë ai ka dhënë vlerësimin e tij përkitazi me vëmendjen që Kosova u kushton aspekteve ambientale, të cilat prioritet i kanë shtetet e zhvilluara, e po ashtu edhe për masat që aktorët kryesorë duhet ndërmarrë, në mënyrë që gjendja të ndryshojë.

KD: Z. Krasniqi, në çfarë ambienti jetojnë kosovarë?

Mobi Casa

Krasniqi: Kosova është ndër vendet më të ndotura në rajon. Kosovarët jetojnë në një ambient ku vazhdimisht rrezikohet mjedisi i tyre, ndotet ajri e uji dhe degradohet toka. Në shumë mjedise mungon ambienti, uji dhe ajri i pastër.

Qytetarët çdo ditë po ballafaqohen me mbeturina, me deponi bërlloku gjithandej, keqpërdorime të tokës bujqësore, ndërtime të egra dhe pa leje, me ujëra të zeza, substanca kimike, plehra, pesticide, gazra që lirohen nga fabrika, automjete, pastaj nga djegia e gomave dhe plehrave. Kemi përplot mbeturina nga industria, bujqësia, institucionet shëndetësore, miniera. Po ashtu dhe mbeturinat e ambalazheve të ndryshme, bateri nga nikeli dhe kaliumi, etj.

Po degradohen shtretërit e lumenjve. Po priten pyjet. Po organizohen aktivitete të pakontrolluara turistike dhe rekreative dhe kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po konsumohet ushqimi gjenetikisht i modifikuar. Të gjitha këto po ushtrojnë dukshëm.

http://koha.net/?id=27&l=73777

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.