UBT

Skenarët se si kombëtarja shqiptare mund të bëjë historinë me kualifikimin

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pika e artë e marrë të premten në “Telia Parken” vazhdon të mbajë të ndezur ëndrrën e shqiptarëve për ta parë Shqipërinë për herë të parë në një kampionat evropian.

Danimarka ka 11 pikë, po aq sa kombëtarja jonë, por ndodhet në vendin e dytë falë golit të shënuar tetorin e kaluar në “Elbasan Arena”.

Nëse përfaqësuesja daneze dhe ajo shqiptare do të kenë të njëjtën sasi pikësh në fund të këtyre eliminatoreve do të jenë nordikët ata që do të shkojnë direkt në Euro 2016.

Por shanset që të ndodhë diçka e tillë janë të pakta, pasi Shqipëria ka edhe 3 ndeshje për të luajtur, 2 në shtëpi dhe një transfertë, ndërkohë që danezët e Morten Olsen kanë edhe 2, të dyja në transfertë ndaj Armenisë dhe Portugalisë, raporton Tch.

Falë këtij kalendari, kuqezinjtë e drejtuar nga De Biasi tashmë i kanë vetë në dorë fatet e kualifikimit direkt. Skenari i parë dhe më i vështiri për kualifikimin direkt është që kombëtarja në tre ndeshjet e mbetura të grumbullojë plot 7 pikë, dy fitore dhe një barazim, në mënyrë që asgjë të mos jetë e varur nga rezultatet e Danimarkës.

Ndërkohë, nëse Shqipëria barazon me Portugalinë të hënën dhe Danimarka humbet në Armeni, atëherë kuqezinjtë marrin vendin e dytë dhe kanë shansin më të mirë për të mos e lëshuar më, pasi ndeshja e fundit e nordikëve do të jetë ajo kundër Portugalisë në Lisbonë.

Uji Dea

Nëse Shqipëria humbet me luzitanët dhe nordikët e Morten Olsen fitojnë në Armeni, atëherë rezultati i Portugali-Danimarkë do të jete vendimtar per ecurinë e mëtejshme të kuqezinjve.

Por, nëse përfaqësuesja jonë në fund të eleminatoreve nuk arrin të kalojë danezët, ajo ka edhe një tjetër shans për t’u kualifikuar direkt në Francë 2016.

Ekziston mundësia që kuqezinjtë të pozicionohen si skuadra e tretë më e mirë e 9 grupeve, çka sjell sërish kualifikimin direkt. Për momentin kombëtarja e De Biasit renditet e para në klasifikimin e të tretave më të mira, me pikë të barabarta me Hungarinë, që ka edhe një ndeshje më shumë, një golaverazh më të dobët se tanët.

Në këtë renditje ne jemi paksa më të favorizuar, pasi ndodhemi në grup me 5 skuadra dhe kombëtareve të tjera që pozicionohen në vendin e 3-të në grupet e tyre respektive u hiqen pikët e marra me skuadrat e fundit në grup.

http://koha.net/?id=6&l=73765

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.