ARKATANA

Brejtësit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dy poezi nga Xhelil Rrahmani

T’a kanë nuhatur
djathin në xhep!
Ik sa të mundesh!
Pantallonat do ti kesh shqyer deri në shtëpi!
T’a kanë nuhatur djathin!

Do të të shqyejnë brejtësit
Me këpucë si të Lulit
do të endesh çarshisë!

Katërkëmbëshat bishtin ndër shale
do të të zhvrasin qelizën e fundit
të trurit të lodhur vetmie.

Ik sa të mundesh!
Brejtësit paskan zbritur në qytet!

Kërthiza e Adamit

ARKATANA

E pyetën –
A kishte Adami kërthizë?

U përgjigj –
Si mund të kishte kur nuk kishte mitër!

E pyetën prap –
Do të ketë qenë e “jo-estetike”
U rëndua –

Prap e pyetën,
Si mund të jetë dikush i “pakërthizë”

U kujtua!
Budallenjtë janë si vdekja
pikëllimin ndjejnë vetëm të tjerët
i vdekuri nuk ndjen gjë!