Eko Higjiena

AAK paralajmëron qeverinë: Dëgjojeni zërin e qytetarëve të pakënaqur!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot takim pune me kryetarët e degëve të partisë, ku i është bërë një analizë zhvillimeve në parti, si dhe pozicionimit që do të mbajë kjo strukturë politike në raport me disa procese të rëndësishme për vendin, njofton kumtesa partiake.

Në kumtesën e lëshuarn nga kys ubjekt politik, thuhet se AAK me të gjitha degët e saj, do të vazhdojë të jetë e vendosur në mbrojtjen e interesit nacional e qytetar edhe në trajtimin e temave të mëdha, siç janë AKS, Demarkacioni dhe Gjykata Speciale…

Opozitarizmi i AAK-së në të tri këto tema, është i argumentuar dhe nuk ka për qëllim të hapë armiqësi as me Serbinë, as me Malin e zi e as Komunitetin Ndërkombëtar, por ajo do të vazhdojë të jetë e vendosur në kundërshtimin e çdo gjëje, që në çfarëdo forme, cenon funksionimin e shtetit të Kosovës.

HW

Kjo parti do ta rrisë aktivizimin opozitar ndaj qeverisjes në të gjitha nivelet në Kosovë, e posaçërisht për qeverisjen në nivelin qendror, e cila ka degraduar skajshëm dhe cilësia e saj e keqe nuk është garanci as për zhvillim e as për stabilitet politik.

Duke pasur parasysh, trendin në rritje të pakënaqësisë qytetare, AAK e fton qeverinë dhe institucionet qendrore të shtetit, që të reflektojnë dhe ta dëgjojnë zërin e pakënaqur qytetar, kjo derisa nuk është bërë tepër vonë.

Kryetarët e degëve të AAK-së, e kanë vlerësuar procesin zgjedhor në Parti, dhe kanë konstatuar se AAK po konsolidohet në një subjekt serioz politik dhe po krijon kapacitete shtesë, në mënyrë që të jetë e gatshme për sfidat e reja politike, thuhet në kumtesën e AAK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.