KKVITI

Kamenica miraton vendime të rëndësishme: Fokus te riintegrimi, transparenca dhe menaxhimi i pronës komunale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Në Komunën e Kamenicës është mbajtur sot mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa për këtë legjislaturë të Kuvendit Komunal, ku janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë çështjesh me rëndësi për funksionimin institucional dhe zhvillimin lokal.

Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, e cila para anëtarëve prezantoi rendin e ditës me katër pika kryesore për diskutim dhe vendimmarrje.

Në kuadër të mbledhjes u shqyrtua dhe u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar e Komitetit për Politikë dhe Financa, ndërsa u diskutua edhe propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale.

Hidromorava

Një ndër pikat më të rëndësishme të diskutimit ishte edhe Draft-Plani për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Kamenicës për periudhën 2026-2028, dokument që synon avancimin e politikave lokale për integrim dhe mbështetje sociale.

Pas diskutimeve, të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan unanimisht me votat e anëtarëve të pranishëm, duke reflektuar konsensus institucional për çështjet e trajtuara në këtë mbledhje./rajonipress/