UBT

Mos manipuloni me çmime

/ 1 minutë lexim
HW

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, u ka bërë thirrje të premten komunitetit të biznesit, që pas ndryshimit të normës së TVSH-së, të mos ketë manipulim me çmime të artikujve të ndryshëm. Gërxhaliu po pretendon se ka pasur keqinterpretime lidhur me përmbajtjen e pakos së re fiskale dhe efektet e saj.

Rrjedhimisht, Gërxhaliu tha se me pakon e re fiskale synohet të arrihen efekte të qëndrueshme sociale e humane dhe ekonomiko-strategjike.

FIDANISHTJA

Sipas tij, efekti i qëndrueshmërisë sociale e humane do të arrihet me faktin se pasi në Kosovë ekziston një shkallë e lartë e varfërisë ekstreme dhe papunësisë, përmes kësaj politike fiskale, synohet të mbushet më shumë shporta esenciale e konsumatorit.

Ndërsa, lidhur me arritjet e efektit ekonomiko–strategjik, ai tha se viti 2014 është vlerësuar vit i dështimit ekonomik nga i cili është hyrë në vitin e ri me një minus buxhetor, andaj, sipas tij, për shkak të obligimeve të paparashikuara shteti ka nevojë që përmes kësaj pakoje fiskale të arrijë efektin e vet stabilizues./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.