FIDANISHTJA

“Në Kamenicë mbahet gjithçka, përveç mësimit?” – Reagime ironike ndaj “maratonës së mbledhjeve” në DKA

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Një postim i fundit i Komuna e Kamenicës për takimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit me drejtorët e shkollave ka nxitur reagime ironike dhe kritika në rrjetet sociale. I revoltuar, qytetari Samir Agaj ka shpërthyer me akuza ndaj drejtorit të Arsimit, Selami Klaiqi, duke i kërkuar publikisht kryetarit të komunës, Kadri Rahimaj, shkarkimin e tij.

“O kryetar Kadri Rahimaj, shkarkoje bre këtë njeri se ky gja tjetër s’po dike veç mbledhje me mbajtë me drejtorët e shkollave e me stafin e DKA-së. Kjo faqja zyrtare e Komunës ma shumë ka postime tu mbajt mbledhje ky far ‘drejtori’ sesa postime për kryetarin e komunës”, ka shkruar Agaj.

Reagimi erdhi pasi DKA-ja njoftoi se drejtori Selami Klaiqi, bashkë me stafin e tij, zhvilloi një takim me drejtorët e shkollave të komunës, ku u diskutua për përgatitjet për fillimin e mësimit tërëditor dhe procesin e digjitalizimit të shërbimeve në shkolla.

FIDANISHTJA

Sipas njoftimit zyrtar, në takim u theksua rëndësia e koordinimit ndërmjet shkollave dhe Drejtorisë së Arsimit për një organizim sa më efikas të procesit mësimor.

Megjithatë, komentues të shumtë në rrjetet sociale kanë ironizuar me numrin e madh të takimeve dhe postimeve institucionale, duke thënë se “mbledhjet po ecin me orar të plotë, ndërsa qytetarët presin rezultate konkrete në arsim”./rajonipress/