Breedlove: Kosova, vend i sigurt
Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove, ka thënë se situata në Kosovë vazhdon të jetë e qetë dhe e sigurt. Pavarësisht kësaj gjenerali amerikan nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të largohet KFOR-i nga Kosova, duke thënë se forcat e NATO-s do të jenë në Kosovë derisa të jetë e nevojshme.
“Është inkurajuese të shoh se si ky mision po kontribuon në stabilitetin e situatës së sigurisë dhe se si kjo ofron kohë dhe iu paraprin proceseve të mira diplomatike. Ka ende punë për të bërë dhe ne do të rrimë këtu në misionin tonë. Me kalimin e kohës dhe me përmirësimin e Kosovës edhe KFOR-i do të mbetet këtu që të jap kontributin e saj në stabilitet. Ne do të mbetemi të hapur ta kryejmë misionin tonë për sado gjatë që është e nevojshme”, është shprehur Breedlove.
Ai më tej nuk është përgjigjur nëse KFOR-i, i cili ka qenë përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, ka përgjegjësi edhe për vrasjet e pasluftës, të cilat do të jenë objekt hetimi edhe nga Gjykata Speciale./zeri/


