United Hospital

Shqipëria fiton një pikë të madhe, fluturon drejt Francës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të marr një pikë shumë të rëndësishme si mysafirë Danimarkës.Kombëtarja e Shqipërisë tani mund të ëndërroi për një kualifikim të mundshëm drejt Evropianit që mbahet në Francë, pasi kanë arrit me marr një pikë shumë të rëndësishme si mysafirë i Danimarkës, në ndeshjen që përfundoi pa gola 0:0.

Në pjesën e parë ishin lojtarët e Kombëtares që rrezikuan shumë kur pas një harkimi të Lenjanit, ishte Cikalleshi ai që me kokë për pak sa nuk e befasoi portierin Schmeichel.

Në vazhdim ishte sërish Shqipëria që rrezikoi. Së pari Gashi me një gjuajtje nga distanca dhe më pas një superaksion sërish i filluar nga Gashi, e gjeti Lenjanin i cili për pak nuk e kaloi në epërsi Shqipërinë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria tregohej vigjilenti duke u munduar të ruaj këtë rezultat.

KKVITI

Madje ishin shumë afër të pësonin gol mirëpo portieri Etrit Berisha dhe kapiteni Lorik Cana u treguan heronj për Kombëtaren tonë.

Shqipëria mund t’i merrte në këtë ndeshje tri pikët nëse Odise Roshi nuk do të ishte treguar vetjak në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Shqipëria mbetet në vendin e tretë me 11 pikë, aq sa ka edhe Danimarka që gjendet në pozitën e dytë, por Shqipëria ka një ndeshje më pak të zhvilluar atë kundër Portugalisë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.