Mavraj fjalë të mëdha para ndeshjes
Mërgim Mavraj do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë për ndeshjen ndaj Danimarkës.Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, është i lënduar që disa muaj dhe është duke u rikuperuar për tu rikthyer në muajin nëntor.
Istogasi që luan në kampionatin gjerman me Koln, ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook për t’iu uruar fat shokëve të tij.
Sipas tij me ndihmën e zotit Shqipëria do të rikthehet me fitore nga kjo ndeshje e vështirë. /Telegrafi/
“Shqiponja ka hapur krahët, le të fluturojmë drejt ëndrrës. Me zotin dhe besim do të rikthehemi me fitore në vendin e shqipeve”, shkroi Mavraj. /Telegrafi/


