Batalioni serb në FAK punë e panjohur për NATO-n
Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, gjeneral Philip Breedlove ka thënë sot në Kosovë se nuk ka dëgjuar asnjëherë rreth idesë që serbët ta kenë një batalion brenda Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK).
Zyrtari i lartë ushtarak i Aleancës Veri-Atlantike këto deklarata i bëri gjatë një konference të përbashkët me Komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta.
Ndërsa vetë kreu i KFOR-it, theksoi se fillimisht i përkrahin Forcat e Sigurisë të Kosovës dhe më pas pritet të shihen proceset e tjera të kësaj force.
Kurse, mysafiri i Miglieta-s, Breedlove gjatë vizitës së sotme në vendin tonë foli edhe për misionin e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë duke shtuar se nuk e di saktë se kur ai do të përfundojë punën e tij , njofton Klan Kosova.
Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, ka theksuar poashtu se janë shumë të angazhuar e posaçërisht kohëve të fundit që të ofrojnë siguri në territorin e Kosovës.

