Ky është formacioni zyrtar i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Danimarkës
Edhe pse kanë mbetur edhe rreth 10 orë deri në fillim të ndeshjes, një gjë të till nuk e ka penguar trajnerin Gianni De Biasi ta vendos formacionin zyrtar.
Në fakt formacioni anti Danrimarkë është vendosur ditën e djeshme me të mbërritur Kombëtarja në skandinavi.
Burime të Telegrafit në kampin e Kombëtares, tregojnë edhe rreshtimin që ka bërë De Biasi për këtë ndeshje të rëndësishme.
Trajneri italiano-shqiptar, ka vendosur skemën 4-5-1 ku do të ketë edhe dy ndryshime.
Berat Xhimshiti si mbrojtës i djathtë dhe Shkëlzen Gashi si mesfushor krahu do të jenë dy risitë e De Biasit në formacionin startues, ndërsa mbrojtësi Elseid Hysaj do të mungoj për shkak të lëndimit.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë:
Berisha
Xhimshiti – Ajeti – Cana – Agolli
Gashi – Abrashi – Kukeli – Xhaka – Lenjani
Cikalleshi


