ARKATANA

Kosova partneri i dytë për eksportet nga Shqipëria

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova ka kaluar në partnerin e dytë për eksportet nga Shqipëria me 9,1%, por pas Italisë, që kryeson me 48,3% ndaj totalit.

Sipas INSTAT, në periudhën janar-korrik u eksportuan drejt Kosovës produkte “Made in Albania’ me vlerë 13.7 miliardë lekë dhe një rritje 47% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku eksportet e lëndëve djegëse dhe energjisë janë dyfishuar në 7 muajt e parë 2015, çka tregon një zhvendosje të tregut në vitet e fundit nga Spanja.

Produktet shqiptare më të eksportuara drejt Kosovës janë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia, që zënë 47.4% të totalit, ndjekur nga materiale ndërtimi dhe metale me 29% të totalit.

Edhe shitjet e produkteve ushqimore nga Shqipëria në tregjet e Kosovës në 7 muajt e parë u rritën 45%, duke arritur në vlerën e 1.4 miliard lekë, por megjithatë pesha e tyre mbetet e ulët në eksportet me vetëm 10% ndaj totalit.

FIDANISHTJA

Në raport me të njëjtën periudhë të 2014-tes, rritja me dy herë më shumë e eksporteve drejt Kosovës ka ardhur nga grupi i “mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë”, kryesisht nga nafta shqiptare, ndërsa grosistët importues të karburanteve po eksportojnë edhe në Kosovë e Maqedoni.

Importet e mallrave nga Kosova arritën vlerën 3.3 miliardë lekë, një vlerë gati e njëjtë, krahasuar me 7-mujorin e parë 2014.

http://koha.net/?id=27&l=73568