UBT

Fotomodelja, një ftesë drejt “Elite models”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kadrije Canolli, është zgjedhje e bukurisë dhe e talentit. Ajo meriton të gjithë vëmendjen për elegancën, qëndrimin, shijen, sharmin në të folur, ecjen, …e shumëçka tjetër. Mundësia e artë, tanimë i ka trokitur, dhe ajo nuk mund të mos ndihet e privilegjuar.

Është bota e fotomodelimit, ku ajo aspiron të jetë pjesë e saj. Minuta fatlume i ka shndritur në moshën 15 vjeçare, kur ajo u pikas nga agjencitë e modës në Turqi, të i cilat i ofruan mundësinë të ishte pjesë e sesioneve fotografike profesionale, aty, por edhe gjetkë.

Por, rrugëtimi i saj nuk ka ardhur dhe aq befasisht. Fitorja në zgjedhjen për “Top Model 2010”, më pas pjesëmarrja në finalen e “Miss Shqipëria”, dhe shumë ngjarje tjera, i kanë ofruar siguri të veçantë, forcë, pjekuri në botën e modës.

United Hospital

Në saje të këmbëngulësisë, por edhe të bukurisë e fizionomisë prej manekineje, në karrierën e saj prej fotomodeleje, në Turqi është kurorëzuar me dy çmimet kryesore.
“Kreativiteti dhe dëshira ime që të zgjedh bash këtë profesion janë pikërisht këto, sepse një periudhë të gjatë jam e rrethuar me modën. Megjithatë, mendoj që çdo gjë në jetë ka momentin, ditën dhe orën e vet”, shprehet ajo.

Canolli, është kontaktuar edhe nga shumë dizajner e shtëpi të modës, të interesuar për ta pasur atë si imazh të prezantimit të kreacioneve të tyre.
Pas kësaj eksperience ajo ka provuar me sukses që të jetë gjithashtu edhe njëra nga aktoret e preferuara. Ndërsa, tani i ka prirë fati të cilin ka kohë që e ka pritur, dhe ai është skena ndërkombëtare e fotomodelimit.

“Elite model” tashmë katër decenie është njëri prej agjencive më prestigjioze në botë dhe rast unik për fotomodelet që të bëjnë hapin e parë në botën e modës së lartë. Ftesa e kësaj agjencie, për pjesëmarrje në Vjenë (Austri), më 4 tetor, mund të konsiderohet si një ngjarje madhështore për Kadrijen, pasi kjo eksperiencë hapë rrugë për të prekur majat e suksesit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.