United Hospital

Çollaku, i zhgënjyer me BE-në

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Bashkimi Evropian duhet të lëvizë përpara me nënshkrimin e MSA-së dhe heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, në të kundërtën kredibiliteti i saj do të humbë tek qytetarët dhe institucionet e Kosovës.

Kështu ka deklaruar ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, duke shtuar se izolimi i qytetarëve të Kosovës duhet të marrë fund.

“Nuk mund të kërkohet nga Kosova të jetë shoqëri e hapur e në të njëjtën kohë të jetë e izoluar”, shprehet Çollaku për gazetën.

I pari i Ministrisë së Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës thotë se është i habitur nga ngutësia e Komisionit Evropian për ta shpërblyer Serbinë menjëherë për “konstruktivitetin”e saj në dialog me Kosovën.

Hidromorava

Përderisa, shprehet tepër i zhgënjyer që BE-ja dështon ta dëshmojë me veprime konkrete se në këtë dialog është edhe një palë tjetër, e cila ka nevojë që të përfitojë shumë më tepër sesa Serbia në agjendën evropiane.

“E them këtë jo për faktin se na pengon avancimi i Serbisë drejt BE-së, mirëpo për faktin se Kosova është akoma pothuajse në pikën zero në kuadër të procesit të integrimit evropian”, shprehet Çollaku.

Gjatë kësaj interviste për gazetën “Zëri”, ministri Çollaku flet për përfitimet e Kosovës nga MSA-ja, migrimin ilegal të kosovarëve drejt BE-së, luftimin e korrupsionit në vend, pjesëmarrjen e qindra kosovarëve në luftën e Sirisë dhe të Irakut, etj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.