Kosova me dy regjime kushtetuese
Me marrëveshjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur së aplikuari në praktikë ajo që juristët i referohen si model i sovranitetit të dyfishtë, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas këtij modaliteti, në Kosovë të njëjtën kohë vlejnë dy regjime kushtetuese, njëri i Kosovës dhe tjetri i Serbisë.
Në dokumentin me konkluzionet e BashkimitEvropian për implementimin e marrëveshjes për energjinë, përkatësisht paragrafin e fundit, flitet për menaxhimin e pasurive brenda Kosovës, nga Kosova dhe Serbia. Pas mbishkrimit “disclaimer” që përkthyer në gjuhën shqipe i bie “mohim”, është fjalia e cila tregon për sovranitet të dyfishtë mbi pasuritë e Kosovës.
http://koha.net/?id=27&l=73512

