Hidromorava

Liria e medias në fokus: 3 Maji si provë e demokracisë dhe përgjegjësisë publike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

3 Maji, i shpallur si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1993, rikthen çdo vit në vëmendje rëndësinë jetike të medias së lirë në ndërtimin dhe funksionimin e shoqërive demokratike.

Në Kosovë, kjo ditë po shënohet përmes aktiviteteve dhe diskutimeve që synojnë të thellojnë debatin mbi sfidat e gazetarisë bashkëkohore. Në kuadër të kësaj dite, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon panelin me temën “Ndikimi i profesionit në shëndetin mendor të punonjësve të mediave”, duke vënë theksin te presionet dhe rreziqet që shoqërojnë këtë profesion.

FIDANISHTJA

Sipas raportit më të fundit të Reporterët pa Kufij, Kosova renditet në vendin e 84-të nga 180 shtete në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2026, një përmirësim i dukshëm krahasuar me pozitën e 99-të një vit më parë. Megjithatë, dinamika e viteve të fundit dëshmon se progresi në këtë fushë mbetet i brishtë dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional e profesional.

Dita e Lirisë së Shtypit nuk është thjesht një datë simbolike, por një thirrje për reflektim të thellë mbi rolin e medias si garant i transparencës, llogaridhënies dhe mbrojtjes së interesit publik në një realitet gjithnjë e më sfidues.