Fundamenti

Agu ndriçues

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Poezi nga Ardian Haziri

Natës së gjatë po i vjen fundi,
Numëron vargun e humbjeve në brendësi,
I trokiti muzgu i jetës, është në agoni.

Agu ndriçues po ia shton peshën e ankthit,
Duke fërkuar qepallat me eshtrat e duarve,
Për ta parë dritën e shqipshekullit të ri,
Për t’u bërë përjetësi.

Uji Dea

Ai që mposhti skëterrën me plot guxim,
Thithi një cigare, përzuri tymin me dorë,
Me çizmen e tij shkeli mbi atë gur,
Është Agu ynë, që një mur e ktheu në urë.

Edhe në vijën e frontit, arti i shkonte nga pas,
Poezia dhe peneli me ngjyrat e dashurisë,
Atij që në ajkën e rinisë,
Na la pikturën e madhe të lirisë.

Ardian Haziri