Uji Dea

Ndryshimet fiskale dëmtojnë biznesin dhe ulin punësimin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në listën e të pakënaqurve me ndryshimet fiskale janë edhe prodhuesit e vendit, raporton KTV.Pavarësisht se atyre u është hequr TVSh-ja për blerje të pajisjeve, shtimi i tatimit për një numër produktesh ua ka vështirësuar tej mase punën.

Sylejman Konushevci, pronar i kompanisë për prodhimin e vajit ushqimor Intercompany, thotë se për një maune është dashur të paguajë mbi 3500 euro, transmeton Koha.net.

Ai ka bërë të ditur se në mbledhjen e fundit të bordit u është bërë e ditur 140 punëtorëve të kësaj kompanie që nëse nuk ndryshon situata, do të nisë procesi i uljes së numrit të të punësuarve.

Njëjtë mendojnë edhe shoqatat e biznesit.

HW

Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane, ka thënë se më mirë do të ishte të mos prekej fare norma tatimore, por të merrej parasysh një propozim disavjeçar i FMN-së. Nga ana tjetër, në Administratën Tatimore thonë se me vendimet e fundit më së shumti përfitojnë bizneset, sidomos sektori i prodhimit.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të ATK-së, Nahit Sharku, nuk ka dhënë detaje se sa do të jetë vlera që kjo administratë do t’i marrë nga ndryshimet fiskale. Sipas disa përllogaritjeve të bëra del se nga rritja e TVSH-së dhe akcizës në disa produkte, shteti do të ketë të hyra vjetore prej rreth 120 milionë eurosh, përderisa nga ulja e TVSh-së në 8% do të humbë vetëm 30 milionë brenda një viti.

http://koha.net/?id=27&l=73487

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.